Humbja 3-0 në Fejenord i tregoi edhe një herë Bajernit se ku qëndrojnë dobësitë e tyre. Nëse ata humbasin kualifikimin për në top 8, ekipi bavarez mund të përballet me kundërshtarë të fortë në “play-off” të Ligës së Kampionëve.
Shtatë ndeshje në Champions, tri humbje dhe të gjitha në transfertë! Bavarezët janë në një krizë forme këtë sezon të Ligës së Kampionëve, pasi gabimet individuale në mbrojtje dhe luhatjet e paraqitjeve nga golashënuesit i kanë treguar së fundmi skuadrës së Vinsent Kompani kufizimet e tyre.
"Është përgjegjësi e gjithë ekipit”, shpjegoi trajneri pas humbjes 3- 0 të mërkurën në mbrëmje dhe qëndroi në mbrojtje para lojtarëve individualë.
Duke humbur tre pikë, Bajerni mundësinë e pozicionimit në top 8 dhe për këtë arsye nuk ia arriti qëllimit të avancimit të drejtpërdrejtë. “Ne do të trajtojmë play-off-in dhe do të shohim se cili ekip na pret atje”, theksoi shefi i Bajernit, Jan-Kristian Dresen të mërkurën në mbrëmje. Rekordmenët gjermanë kanë rënë në vendin e 15-të në tabelën e përgjithshme të Championsit. Por gjërat nuk do të bëheshin më të lehta për Mynihun në “play-off”-et e mundshme.
Kërcënohet një duel me kundërshtarë kryesorë si Juventus, Real Madrid apo PSG.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Bratislavës (29 janar), skuadra e Kompanis mund të hyjë në tetë më të mirët me fitore dhe ndihmë nga rivalët, çka do të sillte kualifikimin e drejtpërdrejtë për në raundin e 16-të, por kjo duket pothuajse e pamundur për shkak të golavarazhit. Kalendari është edhe më e hidhur, ndeshjet “play-off” do të zhvillohen në datat 11-12 shkurt (takimi i parë) dhe më 18-19 shkurt (ndeshja e kthimit).
Pikërisht në mes është dueli kryesor në Bundesligë me Bajer Leverkusen, e cila mund vendimtare për kampionatin. Prandaj shkurti do të jetë një test stresi për ekipin. Mbetet për tu parë se si do të reagojë në këtë muaj të “zjarrtë” Herri Kejn me shokë, periudhë ku mund të vendoset edhe fatet e sezonit.