Myrto Uzuni largohet nga Granada – karrierën e vazhdon në MLS

Futboll

Myrto Uzuni largohet nga Granada – karrierën e vazhdon në MLS

Më: 24 janar 2025 Në ora: 20:49
Myrto Uzuni

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni tashmë zyrtarisht është larguar nga klubi spanjoll Granada dhe karrierën do ta vazhdojë në MLS. 

Këtë e ka konfirmuar vet klubi spanjoll përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku u bë i ditur largimi i Uzunit. 

“Granada dhe Austin Football Club kanë arritur marrëveshje për shumën e klauzolës për transferimin e Myrto Uzunit i cili tashmë nuk është pjesë e Granadas”. 

“Sulmuesi shqiptar ka gjithsej 7795 minuta të shpërndara në 106 ndeshje si futbollist i Granadas, ku ka shënuar 49 gola, gjë që e bën atë golashënuesin më të mirë të huaj në histori të Granadas. Ai ka gjithashtu edhe 8 asistime”. 

“Klubi i dëshiron Uzunit suksese në të ardhmen e tij personale dhe profesionale”, thuhej në njoftimin e Granadas. 

29-vjeçari ka nënshkruar me Austin deri në 2027 me opsion deri në 2028. Transferimi i tij u bë për shumën e 12.3 milionë euro, që është një shifër rekord për klubin amerikan. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat