Kosova e Duseldorfit po përgatitet maksimalisht për pjesën e dytë të Landesliga-s.
Synimi i skuadrës me president Bujar Neziri është hyrja në Oberliga.
Gjasat janë shumë të mëdha, që do të ishte suksesi më i madh i një skuadre shqiptare në Diasporë dhe në rangun gjerman.
Kosova është skuadra më e organizuar shqiptare në Diasporë.
“Ekipi niset për parapërgaditje në Belek të Turqisë ku do të qëndroj për 7 ditë”, njofton FC Kosova.
Kjo skuadër ka përfunduar në vend të dytë me 36 pikë (ka një ndeshje më pak) dhe pesë pikë më pak se lideri VfL Jüchen-Garzweiler.