Kuqezinjtë do të përpiqen të paraprijnë ardhjen e Santiago Gimenez, objektivi i parë i sulmit për verën.
Nevoja për t’i dhënë Konseisaos një qendërsulmues “të vërtetë” është e dukshme dhe kështu që në klubin kuqezi u vendos që në këto orë të tentohet me Fejnordin gatishmëria për të bërë një shitje të menjëhershme të sulmuesit meksikan.
Një bomber që kushton jo më pak se 35-40 milionë euro. Prandaj kërkohet autorizimi nga fondi “Elliott” që një marrëveshje të jetë përfundimtare nëpërmjet një hauazimi me detyrim blerje për një lojtar i cili vetëm 48 orë më parë shënoi një dopjetë kundër Bajernit dhe e la fatin e tij në dorë të Zotit.
Çdo transfertë bankare që do të dërgohej në Holandë do të ishte një transfertë e madhe.
Për këtë arsye, Milani synon të mbledhë para duke përshpejtuar frontin e shitjeve të cilat janë ndërlikuar nga dëmtimit i Emerson Rojalit. Kuqezinjtë, nga ana tjetër, kërkojnë të paktën 15 të cilave do t’i shtoheshin paratë e një shitjeje të mundshme të Okaforit dhe ndoshta edhe Pavloviçit për të cilin Fenerbahçe ka ofruar zyrtarisht 20 milionë euro.