Frankfurt gjen direkt pasuesin e Marmoush, i cili u transferua te Manchester City. Elye Wahi është një lojtar i ri i Eintracht Frankfurt i cili e bleu atë nga Marseille ku në gjashtë muajt e parë të sezonit shënoi tre gola në 13 paraqitje.
Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se “sulmuesi i kombëtares franceze U23 ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030”.
“Elye Wahi ka lindur në Courcouronnes, në periferi të Parisit, në vitin 2003 dhe e filloi karrierën e tij futbollistike në ekipet e të rinjve të SM Caen. Ai bëri debutimin e tij profesional për Montpellier HSC në dhjetor 2020, disa ditë para ditëlindjes së tij të 18-të.
Për klubin jugor francez, Wahi shënoi 32 gola dhe dha nëntë asistime në 92 ndeshje zyrtare në sezonin 2022/23, francezi ishte një nga golashënuesit më të mirë të vendit me 19 gola dhe gjashtë asistime Lens, ku vazhdoi serinë e tij të suksesit dhe shënoi gjithsej dymbëdhjetë gola (katër asistime) në 36 ndeshje zyrtare.
Olympique Marseille nënshkroi 22-vjeçarin verën e kaluar. Atje ai shënoi tre gola në 13 ndeshje të Ligue 1 (një asistim).
Tashmë francezi do të shkojë jashtë vendit për herë të parë në karrierën e tij, te Eintracht Frankfurt, ku ndër të tjera do të takohet me bashkatdhetarin Hugo Ekitiké në sulm. Elye Wahi merr fanellën me numrin 17 për klubin e Bundesligës.