Sport Club Gjilani ka bërë të ditur për angazhimin e futbollistit Almir Aganspahiq.
"Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.
Aganspahiq vjen pas një aventure të kaluar në klubin Liepaja nga Latvia, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Sarajeva, Osijeku, Çeliku nga Zenica dhe kohë më parë edhe pjesë e Shkëndisë së Tetovës.
28 vjeçari ka qenë i grumbulluar në gjitha moshat e përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, derisa karrierën e ka zhvilluar jashtë vendit.
Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit", ka njoftuar SC Gjilani.