Një grua e moshës 36-vjeçare është dënuar me 18 vjet burgim pas një sulmi të tmerrshëm ndaj sulmuesit të Brentfordit, Yoanne Wissa dhe përpjekjes për ta rrëmbyer fëmijën e tij.
Ky incident ka ndodhur më 1 korrik të vitit 2021, gjatë kohës sa Wissa ishte pjesë e Lorient në Francë.
Kjo grua, raportohet se u motivua nga dëshira që kishte për të pretenduar se ka një fëmijë, dhe u përpoq ta rrëmbente vajzën e Wissas në shtëpinë e tij duke i hedhur lojtarit acid në fytyrë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Ëissa iu nënshtrua një operacioni urgjent në sy si rezultat i këtij sulmi.
Kjo grua gjithashtu kishte sulmuar një grua tjetër me acid një ditë më vonë.
Ajo u arrestua eventualisht më 3 korrik të 2021 dhe fillimisht kishte mohuar akuzat që ishte pjesë e këtyre krimeve.
Gruaja në fjalë kishte rrëfyer se kishte dëgjuar ‘zëra nga brenda’ që nga vitet e saj si adoleshente.
Kjo grua u ballafaqua me dënimin e mundshëm me burgim të përjetshëm, por në fund iu dha një dënim prej 18 vitesh.