I cilësuar si lojtari më i keq mes futbollistëve, Felipe Melo përfundon karrierën

Futboll

I cilësuar si lojtari më i keq mes futbollistëve, Felipe Melo përfundon karrierën

Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:16
Felipe Melo

Felipe Melo ka përfunduar karrierën e tij futbollistike në moshën 41-vjeçare duke varur këpucët në gozhdë përfundimisht.

Mesfushori brazilian ka njoftuar pensionimin nga futbolli me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata që përshkoi rrugën gjatë karrierës së gjatë si futbollist.

“Sot po përfundoj një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime – karrierën time futbollistike. Ishin vite të pabesueshme, plot beteja dhe fitore, por mbi të gjitha, ishin vite gjatë të cilave shihja qëllimet e Zotit duke u përmbushur në çdo hap që hidhja. Gjithçka që përjetoj u drejtua nga dora e Tij, jam përjetësisht mirënjohës për privilegjin e të qenit në gjendje të bëj atë që dua”.

“Forca ime ka ardhur gjithmonë nga besimi, dashuria dhe mëshira e Zotit. Në momentet më të vështira ai ishte pranë meje duke më ngritur lart dhe në momentet e lavdisë më kujtonte të isha mirënjohës. Falënderoj të gjitha klubet ku pata kënaqësinë të luaja, tifozët që ishin karburanti im, shokët e skuadrës, të gjithë njerëzit që shënuan këtë rrugë dhe familjen që besoi tek unë. Por mbi të gjitha, falënderoj Zotin që më dha dhuratën, guximin dhe mundësinë për t’i përjetuar të gjitha”.

“Tani hyj në kapitullin tjetër me besim, sepse e di që Ai do të vazhdojë të më udhëheqë. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj historie. Faleminderit, Jezus, që je pjesë e jetës sime. Asnjëherë mos ndaloni së ëndërruari gjëra madhështore, sepse Ai i bën ato të vërteta!”, ka shkruar Melo në Instagram.

Ai ishte një futbollist kontrovers

Melo e filloi karrierën e tij në vitin 2001 në Flamengo dhe në vitet në vijim luajti për Cruzeiro, Gremio, Mallorca, Racing, Almeria, Fiorentina, Juventus, Galatasaray, Inter, Palmeiras dhe Fluminense, që ishte klubi i tij i fundit.

Ai luajti më shumë ndeshje në Palmeiras (217), Galatasaray (154), Fluminense (108) dhe Juventus (78). Ai fitoi 16 trofe klubesh dhe bëri 22 paraqitje për Brazilin.

Braziliani ishte një futbollist agresiv dhe kontrovers. Për shembull, në vitin 2018, ai për pak i theu këmbën rivalit të tij Marcos Caceres, kishte spekulime se ai mund të bëhej boksier, ai cilësoi idiot i Kylian Mbappen  dhe në finalen e Kupës së Botës për Klube 2023 u përplas me lojtarët e Manchester City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat