Edhe pse u shkarkua në fund të muajit dhjetor, Milani po ia sheh sherrin ende ish-trajnerit Paulo Fonseca.
Kuqezinjtë dhe tekniku portugez kanë marr një dënim nga Federata Italiane e Futbollit.
Fonseca është dënuar me 10 mijë euro për shkak të deklaratave të tij ndaj një gjyqtari, “për dëmtim të reputacionit”, ndërkohë klubi i Milanit u gjobit me 5 mijë euro.
Pas humbjes 2-1 ndaj Atalantës në Bergamo, Fonseca ka konsideruar se rezultatin e ndeshjes e ka “përcaktuar” arbitri, Federico La Penna.
“Në golin e tyre të parë ka një faull të qartë, nuk ka dyshim. Arbitri vendosi rezultatin e kësaj ndeshje dhe nuk është hera e parë. Unë e kam respektuar gjithmonë punën e gjyqtarëve, por ka kaq shumë gabime çdo fundjavë, gjithmonë në kurriz të të njëjtave klube. Mënyra se si gjyqtari e drejtoi këtë ndeshje tregon mungesë respekti ndaj Milanit.”, kishte deklaruar Fonseca, e kjo deklaratë i ka kushtuar me gjobë nga Federata Italiane.