Shkëmbi nuk ka kohë për të humbur

Futboll

Shkëmbi nuk ka kohë për të humbur

Më: 25 janar 2025 Në ora: 11:06
Tirana

Për Bledi Shkëmbin ka nisur ekipa e dytë te Tirana.

Timonieri korçar u rikthye në stolin e kryeqytetasve vetëm pas 2 muajsh që u largua, duke zëvendësuar kështu në stol Gugash Maganin.

Tashmë Shkëmbi nuk ka kohë për të humbur, teksa përpara ka një punë shumë të vështirë.

Bardheblutë rrezikojnë mbijetesën dhe duhet të dalin sa më shpejt nga rreziku ku ndodhen.

Nuk do të jetë aspak e leht,ë pasi ndaj Bylisit ditën e sotme do të kenë mungesa të rëndësishme.

Jo pak, por janë 4 të tillë. Haxhiu, Abah dhe Ismajli kanë shqetësime fizike dhe nuk do të mund të kontribuojnë ndaj ballshiotëve.

Ndërkohë për arsye kartonësh do të mungojë Aldo Gjumsi. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4-të të kartonëve të verdhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat