Superiorja ka hyrë në një fazë mjaft interesante dhe tashmë çdo pikë e lënë rrugës “dhemb” shumëfish. Sot e nesër do të luhen ndeshje mjaft të luftuara, ku 4 ekipet e kreut do të përballen mes tyre, ku do të bëjnë llogaritë vendit të parë.
Kështu ditën e sotme do të luhen 3 nga 5 takimet e java e 22-të. Gjithçka do të nisë me duelin mes Bylis – Tirana në orën 13:30.
Një sfidë mjaft e rëndësishme dhe “jetike” sidomos për bardheblutë e Bledi Shkëmbit që do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Nga ana tjetër gjejnë përballë një Bylis të “rilindur” me Nevil Deden që ka arritur t’u marrë pikë ekipeve pretendente.
Ndërkohë në orën 16:30 e gjithë vëmendja do të jetë në Tiranë, ku në “Arenën e Demave” do të sfidohen Partizani – Dinamo.
premton spektakël dhe pritet një duel majft emocionues, teksa do të duelojnë mes tyre 2 ekipet që bashkëkryesojnë tabelën e klasifikimit. “Kokë më kokë” për 3 pikët që do t’i bënin lider të vetëm në Superiore.
Paralelisht do të luhet edhe Skënderbeu – Teuta. Korçarët kërkojnë pikë për të mbijetuar, ndërsa durrsakët për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë. Te “Djemtë e Detit” do të debutojë Bledar Devolli, me këtë të fundit që synon ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e tij në Durrës.