Ardhe Mazari vazhdon karrierën në Kroaci te NK Varazhdin!!
Sulmuesi i Rabotnickit nga Shkupi, Atdhe Mazari do të vazhdojë karrierën në kampionatin kroat, te skuadra e NK Varazdin.
23-vjecari ka pasur një gjysmësezon fantastik, duke shënuar 8 gola dhe 3 asistime në 18 ndeshje kampionale.
Përvec Rabotnickit, Mazari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Pobedën, Ohrid, Struga TL dhe Shkëndija.