Federata jep dritën e gjelbërt që “El Clasico” të zhvendoset jashtë Spanjës

Futboll

Federata jep dritën e gjelbërt që “El Clasico” të zhvendoset jashtë Spanjës

Më: 25 janar 2025 Në ora: 11:52
Mbappe e Yamal

Derbi më i madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur si El Clasico mund të luhet jashtë Spanjës këtë edicion, shkaku i vonesave për përfundimin e rinovimit të stadiumit Camp Nou.

Sipas gazetës Sport, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) thuhet se është e hapur ndaj propozimit të Barcelonës për organizimin e El Clasicos jashtë shtetit.

Për shkak të vonesave në rindërtimin e Camp Nout, Barcelona mund të mos e ketë gati stadiumin deri më 11 maj.

Si rezultat, klubi po mendon ta zhvendosë ndeshjen në një vend ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat