Nuk do të jetë e nevojshme të presim ndeshjen e fundit të fazës së parë të “Europa League”, ose çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit.
Nuk do të jetë e nevojshme as të presim Udinese-Roma, nesër. Pavarësisht humbjes së hidhur në Holandë, pavarësisht asaj daljeje nga fusha me kokën poshtë dhe me shiritin e kapitenit në krah, që u bë shpejt imazhi i dorëzimit, Paulo Dybala doli në fushë ndaj Alkmaar duke ditur tashmë se kishte arritur shifrat e nevojshme për rinovimin automatik.
Si e bëri këtë, duke pasur parasysh se ende ka gjysmë sezoni më shumë përpara, përfshirë kupat (deri tani vetëm dy ndeshje të sigurta)? E thjeshtë. Nëse Roma do të arrinte në finale të Kupës së Italisë dhe “Europa League”, do të ishin 169 ndeshje të luajtura gjatë tri viteve të tij si verdhekuq. Deri tani, Paulo ka luajtur 101 ndeshje, por jo të gjitha llogariten për rinovimin.
Duhet prania e tij për të paktën 45 minuta në ndeshje, përfshirë kohën shtesë, për të arritur në 50 % e nevojshëm aktivizim. Pra, 84.5 ndeshje nga 45 minuta secila, gjithsej: 3802 minuta e gjysmë. Në ndeshjet ku Dybala ka luajtur të paktën me kohë të plotë, ky numër minutash është arritur. Dhe rinovimi automatik ka hyrë në fuqi.
Rinovim kontrate prej 8 milionë eurosh në sezon. Nga ky moment, pra, kampioni argjentinas është lojtar i Romës deri më 30 qershor 2026. A do të thotë kjo që ai do të mbetet te verdhekuqtë deri në atë ditë? Sigurisht që jo, sepse në jetë gjithçka ndryshon me një moment, lëre më në futboll.
Ama është e qartë se tani nuk ka më urgjencë për t’u ulur në tavolinë me drejtuesit e klubit për të diskutuar rinovimin apo mundësinë e shpërndarjes së pagës. Probabilisht do të bëhet, pasi Dybala do të fitojë rreth 8 milionë euro, përfshirë shpërblimet, kur palët ta gjykojnë të arsyeshme. Pa nxitim.
Tani, Paulo është i interesuar kryesisht për ta ndihmuar Romën të ngrihet. Çfarë mund të bëj tjetër? Kjo ndoshta ishte pyetja që po i bënte vetes, i lëkundur nga lodhja dhe frustrimi, në fund të ndeshjes me Az Alkmar, ku kishte provuar pothuajse vetëm ta shmangte humbjen. Skena e kampionit të botës që mbeti pa fuqi dhe pa buzëqeshje, me shiritin e kapitenit që e kishte marrë nga Paredes në minutat e fundit, ishte e goditur, duke u përballur me një realitet të hidhur.
As ai nuk mjafton në maksimumin e vet, nuk ekziston askush që mund ta shpëtojë Romën kur del jashtë kufijve lokalë. Në Alkmaar, megjithatë, si lider teknik dhe jo vetëm, ai ishte i pari që shkoi drejt sektorit të tifozëve të Romës për t’i falënderuar për mbështetjen, që nuk ka munguar kurrë, edhe në një mbrëmje të ftohtë dhe të shuar. Me pushtete të mëdha vijnë përgjegjësi të mëdha.
Dybala po merr ato që i takojnë, më shumë se kurrë. Shtatë ndeshje radhazi mes kampionatit dhe “Europa League” për një muaj, nga 22 dhjetori deri më 23 janar. Nëse ai do të luajë si titullar nesër në Udine, do të arrijë në nëntë ndeshje radhazi në Serie A. Duke punuar me Ranierin, ai ka ngrënë një lloj eliksiri të rinisë, pasi nuk kishte arritur nivele të tilla vazhdimësie për 7 vite. Atëherë, ai luajti pa ndërprerje nga 3 marsi deri më 22 prill me Juventusin e Allegrit.
“Nëse Paulo është mirë, nëse e shoh të vrapojë dhe të bëjë presion, unë do ta lë të luajë. E menaxhoj atë, natyrisht”, – tha Ranieri në Alkmaar, para se ta dinte se do ta linte në fushë deri në minutën e 94-t, nën shi. Nesër do të vendosë nëse do ta përdorë atë edhe në stadiumin Friuli, ndoshta duke marrë parasysh që Dybala ka 12 gola dhe 9 asiste kundër Udinese.
Ndjesia është se këtë herë do të shkojë në pankinë, ndoshta në favor të “vëllait” të vogël, Matias Soulé, i cili në Holandë dha shenja vitaliteti. Për të qenë në formë të plotë të enjten kundër Eintracht Frankfurt, ndeshja e vërtetë edhe për Dybala e rinovuar.