Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka zhvilluar takimet e radhës me përfaqësuesit e të 10-të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në kuadër të procesit të licencimit.
Në takimet e mbajtura në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u diskutua mbi mënyrat e përmbushjes së gjashtë kritereve kryesore të licencimit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është 31 mars 2025 dhe brenda kësaj periudhe, klubet aplikante duhet të plotësojnë këto kriteret: sportiv, përgjegjësia sociale dhe mbrojtja e mjedisit, infrastruktura, administrata dhe personeli, ligjor dhe financiar.
Në vazhdim, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në FSHF ka programuar takime të tjera dypalëshe me klubet, për të përmbyllur me sukses këtë proces të rëndësishëm.