Guardiola reflekton mbi krizën

Futboll

Guardiola reflekton mbi krizën

Më: 25 janar 2025 Në ora: 12:45
Guardiola

Manchester City vazhdon të kalojë përmes ngjitjeve dhe zbritjeve të një sezoni disi të vështirë.

Pas përmbysjes së pësuar nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, skuadra e Pep Guardiolës pret sot Chelsea e Maresca, përballje që ka qasjen e sfidës për një vend në Europë (blutë e Londrës janë +2 pikë mbi vendin e pestë, të mbajtur nga City).

Pikërisht Guardiola, teksa prezantonte sfidën në konferencën për shtyp, pranoi se kishte vënë re që ekipi i tij ka humbur atë “faktor frike”, që kundërshtarët tregonin deri disa muaj më parë: “Të gjithë vijnë në ‘Etihad’ dhe mbrohen.

Ekipi i parë që pashë të markonte një kundër një ishte ai i Neil Warnock në Cardiff. Tani të gjithë e bëjnë këtë. Të gjithë vijnë këtu, nuk ka rëndësi si përfundon, markojnë një kundër një, nuk kanë më frikë”.

Kur një gazetar e pyeti nëse ky është një problem fizik, tekniku katalanas u përgjigj menjëherë: “Shpejtësia është e rëndësishme, por kundër PSG-së kemi vrapuar më shumë se ata. Problemi ynë është topi. Këtë sezon, kjo na ka munguar.

Nëse ke topin dhe nuk e kalon saktë te shoku yt, bëhet shumë e vështirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat