Janë luajtur dy takimet e para të javës së 13-të në basketboll për femra.
Në Vlorë, skuadra e Flamurtarit fitoi me lehtësi 78-41 ndaj Studentit.
Një ndeshje pa shumë emocione, në sens unik dhe e komanduar nga vajzat vlonjate.
Në fushë u aktivizuan shumë vajza të reja nga të dyja skuadrat.
Jacobsson me 17 pikë, Mucenji e Ramos me 16 pika secila u dalluan per Flamurtarin, ndërkohë që te kryeqytetaset mungoi lojtarja lider.
Në Elbasan, ekipi i Teutës fitoi thellë 104-69 ndaj vendaseve. Një ndeshje që u dominua nga vajzat durrsake, që u shkëputën që nga minuta e parë.
Edhe pse Rrasa realizoi 29 pikë e 12 rebound për Elbasanin ato s’mjaftuan për të fituar. Bryant me 36 pikë e Jace me 24 pikë u dalluan per Teutën.
Kategoria e Parë-Femra, java e 13-të
Flamurtari – Studenti, 78-41
Elbasani – Teuta, 69-104
Vllaznia – Partizani, 26 dhjetor
Tirana (pushim)
Renditja: Tirana 21 pikë, Flamurtari 21 pikë, Partizani 17 pikë, Teuta 16 pikë, Vllaznia 15 pikë, Studenti 13 pikë, Elbasani 11 pikë.