Nuk duhet të presë deri në fund të sezonit

Futboll

Nuk duhet të presë deri në fund të sezonit

Më: 25 janar 2025 Në ora: 14:45
Mario Mitaj - majtas

Nuk duhet të presë deri në fund të sezonit për të mësuar të ardhmen e tij. Mario Mitaj pritet të bëhet një lojtar me te drejta të plota i Al Ittihad në Arabinë Saudite.

Mbrojtësit të kombëtares kuqezi i kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të bindur “sheikët” që të blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Lokomotiva e Moskës.

Mitaj u transferua në merkaton e verës në Ligën Profesioniste Saudite në formë huazimi për 3 milion euro, ndërsa klubet ranë dakord edhe për 5 milion euro të tjera për shitjen përfundimtare.

Pikërisht këtë shifër, AL Itihad do ta paguajë që në janar, për të finalizuar bllerjen e futbollistit kuqezi.

Ky vendim është pjekur, duke parë paraqitjet e Mitaj në fushën e lojës.

Ai u kthye menjëherë në një titullar të padiskutueshëm bashkë me yjet e futbollit si Benzema, Kante apo Fabinjo.

Deri tani në sezonin e parë, 21 vjeçari ka shënuar 1 gol, ndërsa ka dhënë edhe 4 asist, duke ndihmuar Al Ittihad në garën për titullin kampion.

Po ashtu, Mitaj është një nga lojtarët më të vlerësuar në këtë sezon, me një notë mesatar 7.3 për ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat