Guardiola, rinovimi nuk e shpëton nga shkarkimi

Futboll

Guardiola, rinovimi nuk e shpëton nga shkarkimi

Më: 25 janar 2025 Në ora: 15:44
Guardiola

Rezultatet e Manchester Cityt kanë vënë në dyshim të ardhmen e Pep Guardiola-s.

Tifozët nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën se si po shkon sezoni dhe kanë nisur të kritikojnë ashpër Pep Guardiola-n por edhe të gjithë grupin që nuk po përgjigjet pozitivisht pas viteve të fundit që kanë qenë të jashtëzakonshme.

Trofetë e fituar në vitet e fundit kanë shtyrë të gjithë klubin dhe tifozët të mendojnë për të tashmen dhe të ardhmen me sy të ndryshëm dhe me shumë entuziazëm dhe për këtë humbjet dhe rezultatet negative janë një pengesë e pakapërcyeshme.

Pak javë më parë Pep Guardiola rinovoi kontratën me Manchester City-n për të nisur një cikël të ri fitues.

Por diçka nuk shkoi mirë këtë sezon dhe situata dalëngadalë po përkeqësohet. Për këtë arsye, shkarkimi i Pep Guardiolas nga Manchester City është një mundësi reale.

Ndoshta jo gjatë sezonit aktual por në fund të këtij viti. Sipas The Sun, e ardhmja e Pep Guardiolës është në dyshim.

Në rast të shkarkimit të Guardiolës, një ide e bujshme mund të vijë nga Serie A për të gjetur zëvendësuesin e Guardiola-s dhe për të punësuar një nga trajnerët më të mirë përreth: Simone Inzaghi-n.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat