West Ham nis ofensivën për yllin 23-vjeçar, Ernest Muçin

Futboll

West Ham nis ofensivën për yllin 23-vjeçar, Ernest Muçin

Më: 25 janar 2025 Në ora: 16:29
Ernest Muçi e Milot Rashica

Prej kohësh ka qenë nën vëzhgim, por në merkaton e janarit duket se ka nisur edhe ofensiva e West Ham për Ernest Muçin.

Ylli 23-vjeçar i Beshiktashit është në radarët e disa klubeve europiane, nga Italia, në Gjermani e Spanjë.

Duke qenë se ai po vazhdon të shkëlqejë për gjigandët turq dhe në arenën ndërkombëtare, te West Hami janë bindur të hidhen në sulm dhe të fitojnë garën.

Janarin e kaluar, Beshiktashi e bleu kuqeziun për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës dhe mund ta shesë për një ofertë të mirë.

Sipas lajmeve nga Anglia, klubi i Premier Ligës e ka vendosur sulmuesin në agjendën e përforcimeve. Në këtë sezon me Beshiktashin, Muçi ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë dy asist në 23 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat