I pyetur nga “Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez ka folur për rrugën e skuadrave italiane në Ligën e Kampioneve, duke bërë edhe një kritik të vogël për Juventusin e Tiago Motës.
“Të kualifikoheshin tre skuadra direkt në 1/16 do të ishte një rezultat i bujshëm për Italinë, por edhe i merituar.
Nga të gjithë, ajo që bie më shumë në sy është Atalanta, por Milani megjithatë ka mbërritur këtu ku është sot, duke lënë pas disa polemika dhe shkarkimin e një trajneri.
Nëse do ta mbyllë mes 8 më të mirave do ta qetësonte shumë mjedisin.
Juventusi nga ana tjetër barazon shumë dhe është e qartë se kjo është një shenjë se diçka nuk shkon”, tha ndër të tjera Benitez.