Skënderbeu ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-1.
Kjo ishte dhe fitorja e parë për Ernest Gjokën me bardhekuqtë në kampionat, teksa nga ana tjetër Devolli debutoi me humbje në stolin e durrsakëve.
Një sfidë plot emocione u luajt në Korçë.
Fillimisht ishte Teuta që gjeti avantazhin me Llocin. Ky i fundit shkaktoi më pas penallti, që u vendos pas rishikimit me VAR.
Bismark nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar takimin. Pjesa e dytë pa korçarët të mbeteshin me 10 lojtarë, pas Bismark u largua me karton të kuq në minutën e 65-të. Dhe ky një episod që u pa me VAR.
Një tjetër karton i kuq ishte rezervuar, ndërsa Karabeci mori të verdhin e dytë. Më pas për të bërë heroin te Skënderbeu mendoi Rashica.
I ardhur nga stoli, sulmuesi që do largohet, shënoi golin e përmbysjes. Tashmë bardhekuqtë kanë 19 pikë në vendin e fundit. Në anën tjetër Teuta numëron 23 pikë dhe mban vendin e shtatë.