Ilir Daja pas barazimit me Partizanin: Ja çfarë s’bëmë siç duhet në fund

Futboll

Ilir Daja pas barazimit me Partizanin: Ja çfarë s’bëmë siç duhet në fund

Më: 25 janar 2025 Në ora: 19:17
Ilir Daja

Partizani dhe Dinamo kanë barazuar në supersfidën e vlefshme për javën e 22 të Superiores. Derbi i kryeqyteit i zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Sigurisht që të vraposh gjatë gjithë ndeshjes, vjen një moment që dorëzohesh.

dhanë maksimumin. Ishte një lojë shumë e bukur për tu parë, kishte emocione, ambient i mirë me tifozë. Por me ato raste duhet të tregoheshim më pragmatistë.

Gjithçka janë pjesë e lojës, përballë kishim Partizanin një ekip me pretendime maksimale. Ne kemi problemet tona për mungesat.

Në fund fare s’kam çfarë ju kërkoj më shumë djemve. Kemi një humbje dhe dy barazime me Partizanin, s’mund të thuash që s’na ecën.

kundër tyre është gjithmonë e vështirë. Besoj se morëm atë që deshëm, erdhëm për të marrë maksimumin, por edhe një pikë në derbi nuk është keq.

Nuk e ndryshuam strategjinë. Bregu nuk ishte në formën e tij më të mirë, s’na dha aq sa na ka dhënë herët e tjera. Ndoshta në minutat e fundit ku dhe Partizani kishte shenja lodhje, mund të ishim më të qetë në zotërimin e topit ose krosimet nga këndorja.

Disa herë Nani dhe Meksi kishin mundësi të rrezikonin. Por ajo që i mëshoj më shumë është që duhet të kishim luajtur në gjerësi pasi dhe Partizani ashtu si ne nuk kishte shumë energji. Normalisht që në vijën e parë kemi lojtarë të shpejtë, por sot nuk e kishim si strategji. Partizani në lojën në ajër dhe faulla afër zonës është shumë mirë, pasi ka lojtarë të fortë në ajër.

Me intensitetin e ndeshjes nuk ramë vetëm ne, por edhe Partizani. Ne nuk u tërhoqëm. Në këtë moment edhe Partizani kishte rënë fizikisht, ashtu si ne. Duke qenë se ata kishin më shumë gjerësi, në momentin që nuk e shtrëngonim me presing lart, duhet të zbrisnim poshtë. Me diagonalet e Janjevës dhe Buxhelajn dhe Bytyçin, ata kishin më shumë hapësira. Duke qenë se kemi lojtarë teknikë, duhet të kishim administruar më shumë topin. Në atë moment duhet të kishim spostuar lojën me pasin diagonal, për të mbajtur Partizanin në gjysmëfushën e tyre. Morëm atë gol në fund, por çdo gjë është pjesë e lojës. Ndoshta mundet se nëse do të kishte dalë topi anësore, me dy forca më të reja do të kishim më shumë energji”, është shprehur Ilir Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat