Skënderbeu ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Teutës me rezultatin 2-1. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Ermir Rashica, i cili shënoi golin e fitores për të tijët, por që së shpejti do të transferohet në Ukrainë.
“Mundohem të bëj më të mirën time dhe ta çojmë Skënderbeun sa më lart.
Erdhi një ofertë nga Ukrainë dhe vendosim me klubin që të mbyllim këtu.
Do jem disa javë, deri në fund të shkurtit. Sa të jem këtu do bëj maksimumin, kur të iki, s’do e lë ekipin në vendin e fundit.
Me plan e kisha të futesha në lojë më vonë se kur hyra, por trajneri e kishte me detyrë të futesha më herët. Kjo ishte e gjitha për të mirën e klubit”, është shprehur Ermir Rashica.