Trajneri ankohet: Në 20 ndeshje nuk kemi asnjë penallti në favor

Futboll

Trajneri ankohet: Në 20 ndeshje nuk kemi asnjë penallti në favor

Më: 25 janar 2025 Në ora: 19:19
Ivan Veselinoviq

Partizani dhe Dinamo u ndalën në barazim në derbin e kryeqytetit me shifrat 1-1. Në përfundimin e takimit, trajneri i të kuqve Ivan Veselinoviq doli në prononcim për mediat.

“Përshtypjet e para janë se ka qenë një ndeshje e bukur dhe i ka sjellë diçka futbollit shqiptar.

Përsa i përket ekipit tim i falenderoj të gjithë lojtarët që luajtën. Kemi punuar të gjithë javën me intensitet dhe e kemi shfaqur sot. Duke iu referuar pjesës së parë ka qenë e ekuilibruar.

Në mënyrë korrekte kemi respektuar dhe hapësirat, duhet të kuptojmë që kemi luajtur kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Duhet të kuptojmë që ka dhe futbollistë që nuk janë llogaritur, por tashmë mund të bëjnë edhe pjesën e lidershipit përshembull Preka dhe Janjeva. Duke pasur përvojë si trajner ata kanë nevojë për përkrahje dhe e kanë nga unë.

Mbase para disa kohësh dikush tjetër i ka mbajtur përgjegjësitë, tashmë ata e dinë se kanë të gjithë përgjegjësi. Eleke ka bërë stërvitje dhe nuk mund të luante sepse ka gjashtë muaj pa luajtur dhe duhet të kemi kujdes. Normalisht duhet të jemi realistë për gjendjen e tij. Jam nga pesë muaj këtu dhe udhëheq Partizanin në 20 ndeshje, është hera e parë që nuk kemi asnjë penallti në favorin tonë në kaq ndeshje”, shprehet Veselinoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat