Espanyoli është duke udhëhequr ndeshjen kundër Sevillës me rezultatin minimal 0-1.
Është Marash Kumbulla ai që po vendos fatin e takimit deri në këto momente.
Lojtari shqiptar ka bërë rolin e sulmuesit në minutën e 15, kur me sukses e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, Kumbulla shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të tundur rrjetën e Sevillës.