Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superirores.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, ka qenë Dinamo që ka kaluar në avantazh me Itodo.
Kur dukej se skuadra e Ilir Dajës do të merrte tri pikët, Bintsouka ka gjetur golin e barazimit në minutën e 92-të.
]Fitore 2-1 me përmbysje për Skënderbeun kundër Teutës.
Durrsakët kanë kaluar në avantazh me Llocin në minutën e 11-të, ndërsa korçarët kanë barazuar me Charles në të 38-ën.
Në minutën e 67-të, vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Charles, por Teuta nuk ka arritur të përfitojë dhe në të 77-ën ka mbetur gjithashtuu me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë të Karabecit.
Në minutën e 80-të, Rashica ka gjetur golin e fitores për Skënderbeun.