Rrahmani me Napolin i shkaktojnë humbjen e parë Juventusit 

Futboll

Rrahmani me Napolin i shkaktojnë humbjen e parë Juventusit 

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2025 Në ora: 19:52
Skuadra e Napolit

Derbi italian i ka takuar Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Juventusit, në takimin e javës së 22-të në Serie A.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur nga minuta e parë për Napolin.

Rrahmani ka treguar shpirt luftarak në fushën e lojës.

Për Napolin shënuan Anguissa (57'), Lukaku (69'- nga penalltia) dhe për Juven Kolo Muani (43') për Juven.

Humbja e parë e Juventusit pas 22 javësh! 

Napoli kryeson me 53 pikë por ka dy ndeshje më shumë se Interi në pozitën e dytë. 

Juventusi është në vend të pestë me 37 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat