Lojtari shqiptar shënon golin e shtatë në Angli

Futboll

Lojtari shqiptar shënon golin e shtatë në Angli

Më: 25 janar 2025 Në ora: 20:58
Armando Dobra

Armando Dobra ka shënuar për Çesterfilld në Angli.

Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij, ndërsa sfida me Port Vale u mbyll me barazimin 1:1.

Fillimisht ishin miqtë që në minutën e dytë shënuan me Stoklej.

pjesën e dytë mbetën me 10 lojtarë pasi Klark u largua me karton të kuq.

Vendasit shtuan sulmet dhe Dobra konkretizoi në minutën e 76-të.

Goli i shënuar ishte i shtati për të në kampionat.

Kjo ndeshje pati vlerë për javën e 28-të të ligës së katërt për nga niveli në Angli. Çesterfilld ndodhet në vendin e dhjetë, teksa Port Vale mban vendin e katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat