Dinamo e Zagrebit e ka mposhtur me rezultat 3:1 Istrën, në ndeshjen që u luajt sot në Maksimir në kuadër të javës së 19-të të kampionatit kroat.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, është paraqitur nga minuta e parë për dinamovitët dhe u zëvendësua në atë të 65-tën.
Trajneri i Dinamos, Fabio Cannavaro, u shpreh i kënaqur pas fitores: "Nuk ishte e lehtë pas ndeshjes së Champions League.
E dinim se sa e rëndësishme ishte të nisnim mirë në ndeshjen e parë të kampionatit.
Gjatë lojës rritëm intensitetin dhe luajtëm më mirë".
Cannavaro i drejtohet gazetarit: “Cilën ndeshje e keni parë?”.
Rijeka kryeson me 36 pikë sa ka edhe Hajduku, ndërsa Dinamo renditet në vend të tretë me 32 pikë por kjo e fundit ka një ndeshje më. shumë.