Lugano ngadhënjeu në frymën e fundit me rezultat 3:2 në konak të Winterthurit, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
Futbollisti Baroan shënoi në minutën e 7-të e 36-tën për 2:0 në favor të Winterthurit.
Mysafirët fituan me golat e Cimignanit (52' e 63') e Koutsiasit (90+3')
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Uran Bislimi, Albian Hajdari, Shkëqlim Vladi u paraqitën nga minuta e parë për Luganon.
Vladi u zëvendësua në minutën e 72-të.
Uran Bislimi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 48-të.
Labinot Bajranmi futet në lojë në minutën e 72-të e Granit Lekaj në atë të 90+1 në radhët e Winterthurit.
Lugano kryeson me 35 pikë por ka një ndeshje më shumë e 4 pikë se Baseli në vend të dytë, se Lausanne e Servette.. Winterthur është në fund me 14 pikë.