Paulo Dybala – Roma, kjo ‘martesë’ do të vazhdoj së paku edhe për një vit tjetër.
Sulmuesi argjentinas po kalon vitin e tretë te Roma, derisa do të mbetet edhe për një tjetër vit në Olimpico.
Dybala ka startuar në ndeshjen e Ligës së Evropës në udhëtim te AZ Alkmaar dhe kjo ia ndryshoi fatin atij.
Kjo ndeshje bëri që Dybala të arrijë numrin e paraqitjeve të nevojshme për të shkaktuar një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij.
Si rezultat, sulmuesi argjentinas tani ka zgjatur marrëveshjen e tij me Romën deri në vitin 2026.
Me kontratën e re e cila është zgjatur automatikisht, Dybala do të fitojë 8 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.
31-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 24 paraqitje për klubin italian këtë sezon.
Ai ishte shumë pranë transferimit te Galatasaray në afatin kalimtar të janarit, por në fund refuzoi pasi dëshironte t’i qëndronte besnik Romës.