Ditën e djeshme janë zhvilluar tre takime mjaft interesante në Kategorinë Superiore për javën e 22-të. Ishte fillimisht Tirana që u rikthye në rrugën e fitores pas gati një muaji e gjysëm.
Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këmbë të mbarë në stolin e bardhebluve duke mposhtur Bylisin në transfertë me rezultatin e pastër 3-0.
Kjo fitore e ngjiti ekipin kryeqytetas momentalisht në vendin e tetë të renditjes me një pikë më shumë se Laçi i një vendi më poshtë që do të dalë në fushë nesër.
Nga ana tjetër, Bylisi gjendet në vendin e gjashtë me 3 pikë larg zonës së ftohtë.
Përsa i përket derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, ekipet janë ndarë në barazim me shifrat 1-1 në “Arenën e Demave”.
Nga ky barazim kreu i
“demave” është lëkundur, duke patur ende me pikë të barabarta dinamovitët dhe një pikë larg Vllazninë që luan nesër.
Një fitore të rëndësishme ka arritur të marrë dhe Skënderbeu me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1. Këto tre pikë të arritura sot, i shtojnë shanset ekipit korçar për t’u futur në garë për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Një hap fals sot nga durrsakët që tashmë janë vetëm dy pikë larg zonës së rënies.