Ky klub futbolli në këtë fotografi është KF Piroku nga Tetova, një klub me traditë të vjetër në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm.
Fotoja është e sezonit 2003/04, kur ish trajneri i KF Shkëndija, Renova, FC Shkupi, Vllaznia, dhe aktualisht i Struga Trim Lum, Qatip Osmani ishte kapiten i asaj skuadre.
“Qato” ishte kthyer në këtë klub në moshën 34 vjeçare, ki kishte përfunduar karrierën.
Trajneri i mirënjohur në fotografi shihet i dyti majtas, i ulur.
Një foto nostalgjike e KF Piroku, klub i themeluar në vitin 1969.