Eksperiencë e re për Dejvid Kapllanin, sulmuesi prezantohet te Besa e Pejës

Futboll

Eksperiencë e re për Dejvid Kapllanin, sulmuesi prezantohet te Besa e Pejës

Më: 26 janar 2025 Në ora: 12:47
Kastriotit

Dejvid Kapllani nuk është më pjesë e Kastriotit, sulmuesi 23-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist në skuadrën e Besës së Pejës. Këtë e kanë njoftuar vetë këta të fundit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Dejvid Kapllani ka një përshëndetje speciale për tifozët e FC Besa Peja, direkt nga bregdeti shqiptar, ku është bashkuar me stërvitjet e skuadrës.

Me ngjyrat tona verdh e zi në zemër, Dejvidi është gati për sfidat e reja dhe për t’ju dhuruar emocione të veçanta në sezonin që na pret.

Shikoni mesazhin e tij dhe në komente, uroni Dejvidit mirëseardhjen, ashtu siç dimë ne!”, shkruan klubi pejan.

Skuadra e Besës militon në ligën e dytë të futbollit kosovar në Grupin A, ku ndodhet në vendin e gjashtë të renditjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat