Spektakël në “San Siro”, Milani triumfoi në frymënm e fundit duke mposhtur Parmën me përmbysje me rezultatin 3:2.
Ishin miqtë që kaluan në avantazh të parët me Cancellierin, por Pulisic i barazoi duke shënuar me Pulisic nga pika e parë.
Në të dytën Del Prato shënoi sërish për Parmën dhe ndeshja ishte drejt përfundimit, por Milani ende nuk e kishte dhënë përgjigjen e fundit. Milani përmbysi gjithçka në 3 minutat e fundit të shtesës me Reijnders dhe Chukweze.
Kjo fitore e ngjit ekipin e Conceicaos në vendin e gjashtë të klasifikimit me pesë pikë larg zonës Champions.
Nga ana tjetër, Parma zbret në vendin e 17-të, një vend larg zonës së ftohtë.