Milani ka marrë një fitore të madhe ndaj Parmës në shifrat 3-2, për vetë mënyrën sesi shkoi ndeshja, mund të quhet një fitore jo normale.
Po ndodh shpesh në kohën e Coeincao që kuqezinjtë të humbin ose të barazojnë në pjesën e parë dhe të përmbysin ndeshjen në të dytën.
Kjo tregon një përgatitje jo të mirë të trajnerit para ndeshjes, por një lexim loje perfekt. Cacellieri realizoi golin e parë për Parmën, ndërsa Pulisic barazoi rezultatin në minutën e 38 nga penalltia.
Ndërkohë në minutën e 80, Del Prato shënoi golin e dytë për Parmën, atje ku u mendua se ndeshja u vulos.
Por në të 88, Pavlovic do të barazonte për Milanin, ndërsa goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dhe kur të gjithë prisnin që ky gol “t’i priste krahët” lojtarëve të Milanit, pas vendimit për anulim, erdhi reagimi i fortë. Rejnders në minutën e 2 të shtesës dhe Chukëueze 3 minuta më vonë, do të vulosnin ndeshjen në 3-2.
Por pas ndeshjes te Milani ka plasur një skandal i madh. Calabria pas ndërrimit që i bëri trajneri në minutën e 77, goditi të gjitha objektet që gjeti përreth dhe shprehu pakënaqësinë. Ndërkohë pas mbylljes së ndeshjes, Calabria kishte sërish disa fjalë për t’i thënë Conceicao-s.
Ky i fundit e humbi tërësisht toruan dhe u desh ndërhyrja e pjesës tjetër të stafit të Milanit për të evituar përplasjen fizike të trajnerit me lojtarin e tij.