Adriano Galiani thotë se Napoli është skuadra favorite për titullin kampion dhe këtë e lidh vetëm me faktin që Antonio Konte ka vetëm një kompeticion.
Drejtori i Monzës u pyet edhe në lidhje me çështje të merkatos, ku është folur për një kalim të mundshëm të mbrojtësit Palacios.“Jemi në bisedime me Interin, por të shohim. Merkato e tillë është.
Gjatë kësaj kohe ka vetëm thashetheme dhe në 2-3 ditët e fundit konfirmohen të gjitha lëvizjet.
Edhe nga Monza kemi pasur disa lojtarë që kanë oferta, por nuk kemi vendosur. Titulli? Më vjen keq për miqtë e mi tek Interi, por Napoli është i avantazhuar.
Kanë vetëm një kompeticion, ndërsa zikaltrit lodhen dhe shpenzojnë shumë energji në kompeticionet e tjera. Kam mësuar nga trajnerët e vjetër që stërvitjet gjatë javës shërbejnë për të sjellë sa më shumë karburant në këmbët e futbollistëve”, ka thënë Galiani.