Andi Zeqiri ka shënuar një tjetër gol në kampionatin e futbollit belg.
Futbollisti nga Kosova shënoi golin e fitores për Standard Liege, në fitoren 1:0 ndaj skuadrës së Dender.
25-vjeçari u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 2-të.
Zeqiri po kalon një sezon fantastik, dhe ky ishte goli i tetë në Superligën e Belgjikës.