“Velodrome? Unë jam emocionuar shumë në ndeshjen time të parë, ishte e pabesueshme.
Është një nga atmosferat më të mira në Europë, është e mrekullueshme të shënosh gol atje.
Është edhe më mbresëlënëse t’i dëgjosh tifozët duke kënduar. Ata këndojnë për 90 minuta. Jo unë nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”.
Rrëfimi Mason Greenwood, i cili zbarkoi në planetin e Marseille me kërkesë të Roberto De Zerbi-t, megjithatë lë jashtë sezonin e pabesueshëm që ish-lojtari i United po kalon me 13 gola dhe 4 asiste me ekipin francez.
Në intervistën e dhënë për Telefoot, pasi u zgjodh lojtari i muajit në Ligue 1, 23-vjeçari anglez foli më pas për një temë me interes të madh për klubin: ku do të luajë Paul Pogba?
Nga marsi, mesfushori francez, dikur i Juventus-it, do të mund të kthehet sërish në fushë pas skualifikimit për doping dhe, duke e konsideruar Marseille si një destinacion të mundshëm për lojtarin, Greenwood i dedikoi atij një mesazh të veçantë.
“Ai është një njeri fantastik, një profesionist i vërtetë. Ai më mori nën mbrojtjen e tij te Manchester United dhe u kujdes për mua. Ai është një lojtar i klasit të lartë, mendoj se të gjitha ekipet në Europë do të donin ta kishin atë. Nëse ai do të vinte këtu, do të ishte fantastike”.
Fjalë të ëmbla që ngrenë disa sugjerime për të parë Pogban të kthehet në atdheun e tij dhe të luajë nën drejtimin e De Zerbi, ndërsa deklarata e fundit e presidentit Pablo Longoria ishte:
“Nuk po e mbyll derën, por kjo krijon shumë spekulime. Këto janë kryesisht ëndrra, sesa realitet në merkato”.