KF Shkëndija vazhdon të promovojë talentet e reja nga shkolla e klubit, duke përfshirë pesë futbollistë premtues në përgatitjet dimërore me ekipin e parë.
Portieri Onur Beshir, mbrojtësit Nazif Ceka dhe Besjan Halimi, si dhe sulmuesit Florent Osmani dhe Luka Gavroski, janë bashkuar me ekipin e parë që nga fillimi i fazës përgatitore dhe kanë udhëtuar me skuadrën edhe në Antalia.
Ky është një hap i rëndësishëm për të rinjtë, të cilët do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë dhe të tregojnë potencialin e tyre nën drejtimin e stafit teknik të Shkëndijës.
Kjo iniciativë konfirmon angazhimin e klubit për të investuar në zhvillimin e brezit të ri të futbollistëve, duke ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për ekipin kuqezi.