Nuk ka fitues mes Vorës dhe Besës, skuadrat janë ndalur në barazim në këtë përballje të rëndësishme të javës së 20-të të Kategorisë së Parë.
Vorakët mbeten në vendin e parë të renditjes me 48 pikë të grumbulluara, ndërsa kavajasit në vendin e tretë me 8 pikë më pak.
Në fund të takimit Besa pretendoi për një penallti, por nuk u pa ashtu nga gjyqtari Eldorjan Hamiti
Super fitore nga Flamurtari në shtëpi që ka mposhtur Kastriotin me rezultatin e pastër 3-0. Vlonjatët afrohen me Vorën kryesuese me 2 pikë larg tyre, ndërsa krutanët pozicionohen në vendin e 5-të.