Objektivi i Barcelona-s, Marcus Rashford thuhet se ka refuzuar një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite, sipas Mundo Derpotivo.
Lojtari është mbajtur jashtë skuadrës së Manchester United nga Ruben Amorim dhe mund të largohet nga klubi në merkaton e janarit.
Disa klube janë lidhur kohët e fundit me lojtarin anglez, përfshirë Barcelona-n.
Rashford gjithashtu ka interes nga jashtë Europës, me Mundo Derpotivo që pretendon se ai refuzoi një kontratë £ 600,000 (rreth 711 mjë euro) në javë nga një klub i paidentifikuar nga Arabia Saudite.
Nga media pretendohet se sulmuesi i Manchester United është i prirur të qëndrojë në Europë dhe favorizon një lëvizje te Barcelona këtë dimër.
Klubi spanjoll thuhet gjithashtu se dëshiron ta sjellë lojtarin në Camp Nou në formë huazimi, por ka më pak se një javë për të përfunduar lëvizjen.
Barça gjithashtu do të duhet të krijojë hapësirë në skuadër dhe të gjejë një mënyrë për të mbuluar pagat e mëdha të Rashford nëse përfundimisht funksionon një huazim.