Federata e Futbollit mori pjesë në seminarin e radhës të UEFA Share, të zhvilluar në Maltë, nga data 20-24 janar.
Fokusi i këtij seminari ishte tema “Edukimi i trajnerëve dhe Ftness-i në futboll”.
Pjesmarrës në këtë event ishin përfaqësues nga të gjitha federatat europiane dhe FSHF u përfaqësua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, specialisti i Departamentit të Përgatitjes Atletike në Sektorin e Edukimit, Iris Selimi, si dhe përgatitësi atletik i Kombëtares U21, Mark Dodaj.
Çështjet kryesore të diskutuara në semiar ishin: Roli dhe marrëdhënia e trajnerëve të fitness-it në ekipet sportive, parimet e të mësuarit në kurset UEFA, metodat e vlerësimit të studentëve në këto kurse, etj.
Përfaqësuesit e FSHF prezantuan për të ftuarit në sallë programin e zhvilluar për Trajnerët e Fitness UEFA B.
Seminari UEFA Share shërbeu si mundësi për shkëmbim të vlefshëm përvojash midis federatave dhe trajnuesve të pranishëm.
Pjesëmarrësit krijuan ide të reja për përmirësimin e mënyrës se organizimit të kurseve të edukimit të trajnerëve, duke rritur cilësinë dhe efektivitetin e tyre.