Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Neymar Jr është duke kërkuar skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raporton “Cope”, lojtari i Al-Hilalit iu ofrua Barcelonës, por kjo e fundit e refuzoi kthimin e tij.
Kurse gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Neymar tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do të nënshkruaj me ish-klubin e fëmijërisë, Santos-in.
Kujtojmë që Neymar Jr kohëve të fundit po ka shumë probleme me lëndimet, sidomos nga transferimi në futbollin arab.