Skuadra e Rangersit ka shënuar fitore 1:3 ndaj Dundee Utd, në ndeshjen e javës së 24-të në elitën e futbollit skocez.
Për skuadrën mysafire u paraqit edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami.
Bajrami luajti 89 minuta dhe më pas u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij, Nsio.
Sipas faqes “Flashscore”, mesfushori “kuqezi” zhvilloi një paraqitje pozitive duke u vlerësuar me notën 7.3
25-vjeçari me fanellën e Rangersit deri tani në të gjitha garat ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asiste.