Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha gjatë afatit kalimtar të janarit është duke u bërë me skuadër të re.
Berisha as sot nuk u përfshi në ekipin e Hoffenheim për ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, duke treguar se gjasat për largim tashmë janë 100 për qind.
Madje, është raportuar se Berisha tashmë ka arritur marrëveshje me klubin tjetër gjerman, Augsburg.
Futbollisti shqiptar e njeh shumë mirë Augsburgun, pasi në këtë skuadër luajti dy sezone, duke shënuar nëntë gola në 25 paraqitje.