Katër lojtarë do të largohen nga Milan-i

Futboll

Katër lojtarë do të largohen nga Milan-i

Më: 26 janar 2025 Në ora: 17:37
Milan

Milan mori sot një fitore me shumë vuajtje ndaj Parma-s me shifrat 3-2. Kuqezinjtë bënë përmbysjen e madhe në minutat shtesë me Reijnders (92′) dhe Chukwueze (95′).

Ndërkohë, drejtuesit e kuqezinjve janë në përfundim të rregullimit të skuadrës për gjysmën e mbetur të sezonit, duke qenë se java që vjen është edhe afati i fundit i merkatos së janarit, 31 janar.

Mediat italiane raportojnë se te paktën 4 lojtarë do të largohen nga Milan-i javën që vjen. Luka Jovic, sulmuesi serb pritet të transferohet te Monza.

Strahinja Pavlovic po ashtu është drejt largimit. Qendërmbrojtësi serb u kërkua nga Fenerbahce në formë huazimi, por u refuzua nga Milan. Për 23-vjeçarin ka interes të madh nga Stuttgart, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për serbin.

Edhe pse shënoi golin e fitores sot ndaj Parma-s, Samuel Chukwueze pritet të largohet nga kuqezinjtë. Destinacioni i ri me shumë mundësi do jetë Arabia Saudite, por ende nuk bëhet i ditur ekipi.

I fundit që pritet ta mbyllë me kuqezinjtë është Noah Okafor. Drejtuesit e Milan-it shpresojnë që këtë herë të mos ketë probleme siç ndodh pak ditë më parë kur dështoi transferim te Leipzig.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat