Skuadra e Shkendijës së Tetovës sot ka pësuar humbje në miqësore, me rezultta 3:0 nga skuadra Yelimay Semey e Kazakistanit.
Ndeshje është luajtur në Belek të Antalisë.
Kjo miqësore ishte e mirëseardhur për skuadrat për të pa formën e secilit lojtar.
Shkëndija po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit në luftë për titulli e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
"KF Shkëndija ka zhvilluar sot miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve dimërore në Antalia, duke u përballur me skuadrën kazake Yelimay Semey. Kuqezinjtë pësuan humbje 3:0 në një test që trajnerit Jeton Beqiri i shërbeu për të eksperimentuar dhe për të parë në veprim lojtarë të ndryshëm në kombinime të reja.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të balancuar, ku të dyja skuadrat krijuan raste, por dallimin e bëri goli i shënuar nga Feisal Muliç për Yelimay në minutën e 37-të, me një goditje me kokë pas një harkimi nga gjuajtja e lirë.
Në pjesën e dytë, trajneri Beqiri kreu shumë zëvendësime, duke rritur intensitetin dhe sulmet nga krahu i majtë, kryesisht me Websterin dhe Shalën. Megjithatë, skuadra kazake shënoi edhe dy herë të tjera. Në minutën e 71-të, Murtazaev dyfishoi epërsinë, ndërsa në minutën e 86-të Sviridov vulosi rezultatin 3:0 me një goditje të saktë nga jashtë zonës.
Ky test ishte një mundësi e mirë për kuqezinjtë që të vazhdojnë punën drejt përgatitjeve për sezonin pranveror, me fokus në rritjen e formës dhe implementimin e ideve taktike të stafit teknik.
Ndeshja e radhës për Shkëndijën në Antalia do të zhvillohet më 30 janar kundër Zorya Lugansk", njofton KF Shkëndija,
YELIMAY SEMEY – SHKËNDIJA 3:0 (1:0)
Terreni i Complex Calista – Belek (Antalya)
Golashënues: Muliç 37’, Murtazaev 71’ dhe Sviridov 86’ (Yelimay Semey)
SHKËNDIJA: Jankov, Trumçi, Cake, Adili, Merxhani, Nuhija, R. Ramadani, Latifi, Shala, Kërstevski, Ibraimi (c).
Luajtën edhe: Amzai, Meliqi, Kocev, Webster, F. Ramadani, Alhassan, Ademi, Jakupi, Qaka, Gavroski.