Baseli ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Sionit, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Zvicrës.
Për Baselin shënuan Schmid (45'), Kevin (54'), Mendes (67'), Otele (76’) dhe për udhëtuesit Berdayes (20').
Kapiteni Xherdan Shaqiri dhe Leon Avdullahu u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë të Baselit.
Albian Ajeti është aktivizuar nga minuta e 69-të në petkun e Baselit.
Xherdan Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 78-të.
Benjamin Kololli futet në minutën e 74-të por pa sukses që të shmang disfatën e thellë të Sionit.
Goli i parë ishte si fryt i një veprimit të bukur të Shaqirit ku realizoi Schmid.
Shaqiri asistoi në minutën e 76-të në golin që e shënoi Otele.
Baselit renditet në vend të dytë me 34 pikë, ka dy më pak se lideri Lugano dhe Sioni mban pozitën e 8-të me 26 sosh.